SI LINDI IDEA E LOGO-S GUARIAMOLI

Një logo është një shkrim që zakonisht përfaqëson një produkt, nje shërbim, kompani apo organizatë.

Në mënyrë tipike përbëhet nga një simbol ose një version grafik ose përfaqësim i një emëri apo akronim që përfshin përdorimin e një gërme shumë të saktë.

Nëse përcaktimi i logos mund të reduktohet në disa rreshta lartë të përmendura (në Wikipedia), krijimi i logos "Guariamoli" ka një kuptim shumë më të madhë.

Një logo duhet të bëhet jo vetëm për një produkt të mirë, shërbim, kompani apo organizatë, por gjithashtu duhet të shprehë filozofinë, duke transmetuar ndjesi jo vetëm për të tërhequr vëmendjen.

Ka qenë një nder i madh për mua të kontriboj në një pjesë të vogël për projektin Guariamoli duke krijuar së bashku me themeluesit nënshkrimin që përmban kuptim: një mundesi për të shëruar fëmijët që kanë nevojë për trajtimë të veçantë, dhe të cilët nuk mund të shërohen në vendin e tyre.

Zgjedhja e fëmijës duke përkëdhelur shkronjën e madhe logon "G", ngjyrë e kaltër pastel, dhe linjat e buta kan qenë një zgjedhje e natyrshme që më lejuan mua të shpreh më mirë ndjenjën e pasionit, përkushtimit, ndjeshmëris dhe emocionit për secilin fëmije i cili është ndihmuar nga këta njerëz të mrekullueshëm që vënë në vend të parë jetën dhe mbrojtjen e fëmijëve që kanë nevojë.

Kur mendohet për një fëmijë i cili është i sëmurë, instinktivisht unë mendoj se çdo kush ka dëshirë ta ndihmoj, por për fat të keq, në mes të thënurit dhe të bërit është një humnerë që vetëm pak njerëz kanë guximin të përballen me burokraci lokale dhe të huaj dhe duke e dhënë maksimumin nga vetja vetëm për të arritur qellimin që duhet të jetë (duhet për fat të keq nuk është e rastësishme) i parë para së gjithash, shpetimin e jetës pavarësisht nga raca, ideologjia, gjinia, etj ...

Si mund të mos marrim pjesë në një projekt të tillë?

Faleminderit të gjithëve që më lejuat të jap kontributin tim të vogël.

Gianluca Naccarato
http://nakworld.wordpress.com/

Marreveshje    Logo