Guariamoli takon Ministrin e Shëndetësisë të Kosovë
e enjte, 12 mars 2015Të enjten e kaluar me 5 mars jemi takuar në Genova me udhëqesitë e Giannina Gaslini dhe delegacionin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës me rastin e rinovimit të ratifikimit të Bashkëpunimit midis dy organeve.
Në sajë të ftesës së Spitalit, e cila për më shumë se një vit tani e bën përdorimin e portalit tonë me rezultate të shkëlqyera (siç është konfirmuar nga mjekët e CCV dr.Zannini dhe dr.Santoro dhe Leonardini koordinator) dhe Ana Moise (anëtare i Koordinimit te Guariamoli), patem rastin të prezantojmë z.Ministër dr. Rrahmani, Këshilltarit të tij politik dr.Krasniqi: Drejtorit të Përgjithshëm të Spitalit të Prishtinës dr.Gjocaj dhe dr R. Bejiqi –kardiolog pediater, rolin e rendësishem të Guariamoli Network dhe shoqatave anëtare, duke paraqitur “Portalin Ministerial”të ri , që këto ditë ka qënë në shqyrtim me Ministrinë e Shëndesisë pranë Farnesina, me të cilen kemi filluar një testim “live” mbi menaxhimin e disa rasteve. ).
Prezantimi ka tërhequr interes të konsiderueshëm edhe nga ana e Ministrit, gjithashtu edhe nga anëtarët e tjerë të delegacionit, nga ana e dr. Bejiqi shkaktoje një interes shumë të favorshme kundrejt nesh.
Kemi shfytezuar rastin për të prezantuar Ministritë dr. Rrahmani pranin tonë në vendin e tij përmes Hub AVSI – Guariamoli (drejtuar nga z. Kukeli në bashkëpunim me bashkëpunetoret tona Agovic e Berisha) dhe duke ja dorezuar një letër që përmbledh potencialin që ne synojmë për ti ofruar vendit tij dhe ndihmën që kemi nevojë për të mbajtur aktive një pikë referimi dhe monitorimit territorial kaq të rëndësishëm.
Dhe në fund, pas një shtrëngim duarsh të ngrohtë, jemi pershëndetur me ftesën e dr. Rrahmani që të organizojnmë së shpejti një takim në ministrinë e tij në Kosovë.
Ne duam që në këto pak rreshta të falënderojm dr. Petralia, CEO i Gaslini, dhe të gjithë stafin mjekësor, Administrative dhe të Marrëdhënieve Publike (Dr. Volpi) për ftesën, që ne jemi të sigurt do të çojë në rezultate të shkëlqyera të cilat, ne shpresojmë, çdo shoqatë do te replikoj në territorin e tyre.
Versionin e plote e tregon në njoftim per shtypin Instituti Giannina Gaslini, duke falënderuar zyren e tyre per koncesionin e teksteve dhe imazheve.
NJOFTIME PER SHTYPIN
Eshtë nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit bilateral vazhdim ndërmjet Institutit shëndetesor Giannina Gaslini dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës
Genove, 11 mars 2015
Gjatë përfundimit të vizitës në spitalin Gaslini është nënshkruar
rinovim bashkëpunimi shëndetësor mes Institutit
Gaslini dhe Ministrisë Shëndetësisë
së Kosovës.
Marrëveshja e bashkëpunimit u aktivizua më 1 qershor të
vitit 2012 me dy objektiva: të ofrojë
pacientëve pediatrik të Kosovës qe nuk mund të trajtohen në vendin e tyre,
shërbimet shëndetësore të specializuara në Institutin Gaslini në fushën e
kardiokirurgjisë, kardiologjisë, onkologji dhe ortopedi dhe për të ofruar personalit mjekësore dhe
infermierve mundësinë për të kryer aktivitet formimi, praktika, vizitën në
terren, në Institutin Gaslini në fushat klinike vijuese: diagnostifikimit
kardiologjisë (ekokardiografi standarde dhe të fetusit) dhe kardiologjisë
invazive.
Në sajë të marrëveshjes së bashkëpunimit, në periudhën
2013-2014, 3 profesionistët kosovarë të Klinikës Pediatrike në Prishtinë (2
kardiologët dhe 1 neurolog) kanë kryer një periudhë trajnimi 2-javore për
secilin në Institutin Gaslini.
Gjatë viteve kan qenë rreth 90 pacientë kosovarë janë pranuar nga Gaslini, ndërsa vetëm në
vitin 2014 janë pranuar 18 pacientë te Republikës së Kosovës, kryesisht për
Departamentin e Kirurgjisë kardiake dhe vaskulare.
Ministri Imet
Rrahmani, i cili vizitoi Institutin Gaslini së bashku me stafin e tij dhe
Drejtori i Klinikës Pediatrike të Universitetit të Prishtinës, ishte shumë i
kënaqur nga bashkëpunimi midis Institutit Gaslini dhe sistemin e kujdesit
pediatrik të Kosovës që ndodhet në spitalin e Prishtinës qendra kryesore e
referencës.
"Ne duam që të progresojm përmes këtij partneriteti:
ne jemi duke planifikuar për të hapur një qendër pediatrike kardiokirurgjisë
dhe ardhja e mjekëve tuaja do të jet avantazh për zhvillimin profesional të personelit
tonë shëndetësor", ka thënë
Ministri.
Ne jemi në dispozicion jo vetëm për kujdesin e fëmijëve
në Genoa, por edhe për të kontribuar në trajnimin e lartë shëndetësor, madje
edhe permes shërbimit tonë Telemjekësisë"
pediatrike, shpjegoi drejtori i përgjithshëm i Gaslini Paolo Petralia.
Qëllimi i të dyja palëve është për të zgjeruar
bashkëpunimin me disiplinat e tjera pediatrike, kryesisht në Ortopedi, Hematologjisë - Onkologjisë,
Ortopedisë, Kujdesin intensiv, Obstetrike dhe Gjinekologjike dhe Patologjisë Neonatale
përmes protokolleve të njëpasnjëshme operative për zonat e kujdesit individual.
Bashkëpunimi me rrjetin
"Guariamoli" dhe Shoqatën Ana Moise ONLUS janë të dobishëm në
organizimin e udhëtimit strehimin dhe mbështetjen e pacientëve të rinj. Rrjeti
ka mundësuar që të ketë në kohë reale informacione klinike dhe administrative
të cilat kanë lehtësuar procesin e logjistikës që është udhëtimi rrjethojna klinike
dhe humane e çdo fëmije, përveç mbështetjes dhe solidaritetit human dhe
ekonomik nga organizata jo-fitimprurëse.
PĂ«rgjegjes. Zyra
e informimit: dr. Maura Macciò
Tel. 01056362820 Cell 3357411393
E-mail: stampa@ospedale-gaslini.ge.it
Na
ndiqni në: https://www.facebook.com/istitutogaslini